Shkup, 15 tetor – Në 110 ditët e kaluara nuk kemi parë asnjë optimizëm për vendin, por pesimizëm, në vetëm 110 ditë me qeverisjen e re të OBRM-PDUKM-së jemi kthyer aq shumë prapa, sa nuk e kanë lënë rrugën drejt BE-së, ne jemi, jo më as me Shqipërinë, deklaroi deputetja e LSDM-së Jovana Trençevska.
Trençevska për “TV24” tha se LSDM nuk do të jetë frenues, siç ishte OBRM-PDUKM, në rrugën evropiane të Maqedonisë, por do të kundërshtojë çdo manipulim të pushtetit.
Qeveria, shtoi ajo, ka obligim të paraqesë planin se si do të vazhdojë rruga evropiane apo të thotë se cila është alternativa.