Mexhiti takoi ambasadorin e sapoemëruar bullgar, Zhelasko Radukov

nga Xh M

Shkup, 16 tetor- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Bullgarisë në Shkup, Zhelasko Radukov.

Mexhiti, siç bëjnë të ditur nga ministria, ambasadorit bullgar i uroi emërimin në detyrën e re në vendin tonë dhe i dëshiroi punë të suksesshme, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat në interes të dy vendeve.

“Dy bashkëbiseduesit u dakorduan për dialog të hapur, shkëmbim tregtar nga dy vendet, përmes vullnetit pozitiv dhe qëllimeve të mira”, thuhet në komunikatë.

Ambasadori Radukov është emëruar në këtë detyrë muajin e kaluar, ndërsa zëvendëson ambasadorin shumëvjeçar të Bullgarisë në Shkup, Angell Angellov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More