LSDM “pulë” në pushtet “ujk” në opozitë!

nga I.A

Shkup, 16 tetor – LSDM-ja opozitare është shembulli më e i mirë se si partitë politike nuk duhet të veprojnë, nga një ekstrem në tjetrin. Këto lëvizje nuk merren fare për seriozisht dhe tregojnë mungesë të pjekurisë politike. Edhe pse parti e vjetër në skenën publike por sërish bën veprime skandaloze. Derisa ishte në pushtet ishin të dëgjueshëm e realizonin çdo projekt që ishte në interes të qytetarëve, porsa dolën në opozitë kanë nxjerrë dhëmbët e nacionalizmit të rrejshëm. Nuk i besojnë as qytetarët maqedonas e as ato shqiptarë, LSDM është e fundit në kampin maqedonas që mund të tërheq ndonjë votues nacionalist. Sepse e filluan gabimisht menjëherë pas daljes nga pushteti iu kujtuan branitellat dhe po ju pengon akademia shqiptare, kjo i bie që nuk po dinë e as nuk munden të sillen si opozitë. Nga shoqëria për të gjithë në politika anti-shqiptare nuk shkon, shkruan Zhurnal.

LSDM-ja harroi konceptin “shoqëri për të gjithë” tani ka qasje anti-shqiptare –

Kujtojmë se, Zorna Zaev, ish kryeministri vendit dhe ish kryetari i LSDM-së në vitin 2016 erdhi në pushtet me votat e shqiptarëve ku arriti të bëhet më i besueshëm se sa vetë politikanët shqiptarë në kampin shqiptarë, duke marrë mbi 50 mijë vota shqiptare. Vota të cilat ishin vendimtare për fitoren e tij kundër partisë nacionaliste VMRO-DPMNE atëkohë. Por kjo “formulë” e tij si duket rezultoi e suksesshme vetëm për sa kohë deri sa ishte në pushtet dhe u demaskua nga ata premtimet megalomane që i kishte dhënë e që nuk i ka realizuar.

Por tani që dështoi LSDM-ja pësoi humbje të paparamendueshme apo debakël ka filluar ta ndryshojë sloganin nga “shoqëri për të gjithë” në “shoqëri për maqedonasit”, për të rikthyer votuesit maqedonas dhe për t’i treguar votuesit shqiptar se u ka skaduar afati dhe nuk kanë më nevojë për ata shqiptarët lojal ndaj LSDM-së. E keqja qëndron te fakti konkret që as votuesit maqedonas nuk i besojnë më kësaj kastre politike në LSMD-në, dhe gjithë kjo tentativë për të shitur patriotizëm të rrejshëm nuk çon pluhur.

Koncepti i njohur “shoqëri për të gjithë” i dështoi Zaevit dhe LSDM-së, pasi për shoqërinë maqedonase Zaev u shpall “tradhtar”, ndërkaq për shoqërinë shqiptare u shpall “mashtrues”, që vetëm shfrytëzoi votat shqiptare për të ardhur në pushtet, sërish trajtimi i shqiptarëve nga institucionet e vendit ishte po i ngjashëm me atë të qeverisjes së Gruevskit. Çudia më e madhe është se menjëherë pas zgjedhjeve të këtij viti LSDM kaloi në opozitë dhe në emër të reformave të para ndryshoi të parin e partisë. I cili përvjeli mangët dhe puna e parë e tij ishte të bëj diçka për branitellat.

Pra, kësaj partie vonë i kishte dalë gjumi që të mendojë për branitellat pasi doli në opozitë. E kjo nuk ishte serioze sepse shihej që është bërë për të mashtruar qytetarët se kinse këta janë alamet patriotët në kampin maqedonas po sjellin politika që përjashtojnë shqiptarët, e ushtarët e UÇK-së. Me këtë ide dështuan dhe çfarë të bëjnë, gjithçka që është kundër shqiptarëve. Prandaj, pa u vonuar reaguan menjëherë se janë kundër idesë të themelimit të Akademisë shqiptare.

Lideri i LSDM-së, Filipçe kundër themelimit të Akademisë shqiptare –

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe ka reaguar ashpër ndaj iniciativës së koalicionit VLEN për krijimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare. Sipas tij shkenca nuk duhet të etnizohet në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast.

“Jam i shqetësuar dhe e kundërshtoj kategorikisht idenë e krijimit të një Akademie të re paralele të Shkencave dhe Arteve. Ekziston një precedent për krijimin e institucioneve “etnikisht të pastra”, dhe e njëjta ide ishte hedhur poshtë pa mëdyshje më parë nga akademikët aktualë”, ka shkruar Filipçe në rrjete sociale.

Siç thotë ai më tutje LSDM nuk do të përkrah asnjë paralelizëm në institucione.

“Shkenca nuk duhet të etnizohet në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast. Për LSDM-në dhe për mua si president ky është një mesazh politik tendencioz që i shërben vetëm synimeve për të nxitur përçarje që sjellin dëme të mëdha për qytetarët dhe shoqërinë”, ahtoi Filipçe.

Ai akuzoi VMRO-në se po e mbështet idenë e formimit të Akademisë Shqiptare në heshtje.

“Më vjen keq që VMRO-DPMNE-ja hesht ndaj kësaj ideje dhe kështu e aprovon. LSDM do të kundërshtojë me të gjitha mekanizmat në dispozicion nëpër komuna që duhet ta financojnë këtë projekt”, ka përfunduar Filipçe.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme kryetarët e komunave të koalicionit VLEN, së bashku kryetarët e këshillave komunalë dhe akademikët e nderuar, organizuam një takim punues në Tetovë, me temë financimin vjetor të projekteve të rëndësishme për avancimin e mendimit intelektual dhe shkencor të shqiptarëve.

“Krijimi i Akademisë Shqiptare është i domosdoshëm për shkak të plogështisë së ASHAM-it për reforma që duhet të pasqyrojnë gjendjen faktike, e që nuk janë duke u realizuar tashmë për 57 vjet”, thonë nga VLEN.

Me këtë qasje LSDM po dëshmon mungesë së pjekurisë politike sepse veprimet e tyre janë më shumë hipokrite sesa të vërteta e të sinqerta. Derisa ishin në qeverisje me BDI-në ishin “pula” tani sa dolën në opozitë po shtiren se janë skifterë të pathyeshëm. Kjo gjë as nuk shkon e as nuk i ka hije, duhet të ruhet kontinuiteti partisë edhe përkundër humbjes së thellë që pësuan. Në vend se të fokusohen në gabimet e bëra dhe të punojnë drejt korrigjimit ata proklamojnë politika anti-shqiptare. E me këtë avaz numri i deputetëve do t’i hyjë në ujë e t’i zvogëlohet edhe më shumë. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More