Shkup, 17 tetor – Menjëherë pasi kaloi 100 ditshi i parë i qeverisjes së re e ndryshme nga ajo paraprake filluan të bëhen matjet e para në opinion publik për të parë se si qëndrojnë partitë politike dhe liderët e tyre. Sipas rezultateve të IPIS mund të shihet se koalicioni VLEN ka arritur dukshëm të zbut diferencën në raport me Frontin Evropian. Për dallim nga anketa e fundit e IPIS ku Fronti Evropian kishte një rejting prej 14.1 për qind kundrejt koalicionit VLEN që kishin 10.9 për qind të trupit elektoral, në anketën e re Fronti Evropian po humb besueshmërinë e qytetarëve pasi që ka shënuar rënie të rejtingut në 13.6, ndërsa VLEN si pjesë e qeverisë ka rritur rejtingun e saj në 12.5 për qind. Anketat e tilla japin efektin e tyre në publik që partitë të korrigjohen e qytetarët të dinë se si të rreshtohen, shkruan Zhurnal.
Anketa e re e IPIS: VLEN betonizohet si lider tek shqiptarët, Fronti me etnikumet po avullohet –
Shërbimi evropian me ndikim Europe Elects ka publikuar sondazhin IPIS të kryer në periudhën prej 10-13 tetor me ç’rast kanë marrë pjesë 1134 të anketuar. Sipas rezultateve të IPIS mund të shihet se koalicioni VLEN ka arritur dukshëm të zbut diferencën në raport me Frontin Evropian. Për dallim nga anketa e fundit e IPIS ku Fronti Evropian kishte një rejting prej 14.1 për qind kundrejt koalicionit VLEN që kishin 10.9 për qind të trupit elektoral, në anketën e re Fronti Evropian po humb besueshmërinë e qytetarëve pasi që ka shënuar rënie të rejtingut në 13.6, ndërsa VLEN si pjesë e qeverisë ka rritur rejtingun e saj në 12.5 për qind.
Marrë në konsideratë faktin se Fronti Evropian si koalicion është i përbërë nga parti të etnikumeve të ndryshme, kjo anketë dëshmon se VLEN po betonizon pozitën e saj si forca politike më e madhe te blloku politik shqiptar. Ndërsa te blloku politik maqedonas, VMRO-DPMNE udhëheq bindshëm me një rejting prej 43.7 për qind në raport me LSDM-në e cila gëzon rejtin prej 15.4 për qind.
Nëse zgjedhjet mbahen javën e ardhshme si do të votonin qytetarët?
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin javën e ardhshme, 27.2% e qytetarëve do të votonin për VMRO-DPMNE dhe 9.6% për LDSM, sipas sondazhit të fundit të Institutit për Hulumtime Politike Shkup. Sipas tij, koalicioni Fronti Evropian, i udhëhqeur prej BDI-së ka mbështetje prej 8.5% dhe VLEN-i 7.8%.
Pasojnë Levica me 4.8% dhe Lëvizja ZNAM me 4%. 15.5% e qytetarëve kanë thënë se nuk do të votojnë për asnjë parti, 11.6% kanë refuzuar të përgjigjen dhe 10.6% kanë thënë se nuk e dinë. Kryeministri Hristijan Mickoski është politikani më i popullarizuar. Në të kanë besim më të madh 27.8% e qytetarëve. Pas tij është Ahmeti në të cilin besojnë 8.6%, pasuar nga Filipçe me 5.5%.
Më shumë se gjysma e të anketuarve kanë përshtypje pozitive për punën e kryeministrit në 100 ditët e para, ndërsa diçka më pak se një e treta kanë përshtypje negative. Mbi 55% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për 100 ditët e para të qeverisë, ndërsa 31% mendim negativ. Sondazhi i IPIS është realizuar me telefon në periudhën nga 10 deri më 13 tetor dhe janë përfshirë 134 të anketuar.
Vendi në udhëkryq duhet qeveri stabile dhe larg zgjedhjeve –
Pas çdo gare është e rëndësishme që sa më parë të dihet dhe kuptohet arsyeja e garimit jo vetëm për të kënaq apo plotësuar egot e ndokujt por për të dëshmuar ndryshimin apo vazhdimin e rrugëtimit në drejtim të përmirësimit të gjendjes së qytetarëve. Prandaj, sa më parë duhet të vazhdohen punët aty ku kanë ngelur. Fushata e zgjedhjet përfunduan tani është koha që të dëshmohet që ky vend ka njerëz dhe kapacitet për t’i çuar proceset përpara drejt një jete më të mirë për të gjithë pa dallim
Sfidat në të cilat ka kalua vendi janë dëshmi që asgjë nuk është e pamundur ajo që duhet është vetëm vullneti pozitiv për të bërë ndryshim drastik në vendin ku mëse i nevojshëm është i ndryshimi. Nëse dikur ka qenë e pa imagjinueshme futja e vendit si anëtarë i Aleancës më të fortë ushtarake në botë, sot është realitet, nëse dikur ka qenë e pa besueshme që vendit mund t’i ndërrohet emri dhe të vazhdohet tutje procesi integrimit evropian, sot është realitet.
Nëse sot tingëllon çuditshëm që kjo qeveri në ardhje nuk do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese, nesër do të jetë realitet. Ajo që nevojitet është mos krijimi i dramave pa nevojë që po u ndryshua kushtetuta shembet vendi. Jo, nuk ndodhë asgjë e keqe dhe e dëmshme për vendin ndodhë hapja e rrugës dhe vazhdimi i rrugëtimit drejt BE-së. Me ndryshimin e Kushtetutës a do të hyjmë në BE? Sigurisht që jo, na presin akoma punë e reforma të shumta në shumë fusha të ndryshme por ajo që ndodhë sigurt është dëshmia që ky vend ka vullnet politik për tu bërë anëtarë i familjes së madhe evropiane. Pra, nuk mjaftojnë vetëm sondazhet apo deklaratat duhet edhe vepra konkrete.
Çdo veprim i guximshëm sot është dëshmi dhe përpjekje për krijimin e një të ardhme të mirë nesër. Pra, politikanë vizionar janë ata që mendojnë e veprojnë për gjeneratat e ardhshme dhe jo sot për sot. E kjo është dëshmuar dhe do të dëshmohet padyshim edhe tutje se ka njerëz që brengosen për gjeneratat që vijnë, ka njerëz që synim kanë zhvillimin dhe progresin në gjitha fushat në tërësi. /Zhurnal.mk