Deputeti Halil Snopçe zgjidhet kryetar i Degës së ASH-së në Gostivar

nga Xh M

Gostivar, 12 tetor – Aleanca për Shqiptarët ka zgjedhur sonte kryetarin e Degës në qytetin e Gostivarit. Me degën e kësaj partie në këtë qytet do të udhëheq profesori i mirënjohur dhe deputeti më i zëshëm i Kuvendit të Maqedonisë, z. Halil Snopçe.

Snopçe është zgjedhur me vota unanime nga ana e kuvendarët të pranishëm.

Me këtë rast, Snopçe ka falënderuar kuvendarët për besimin e dhënë.

“Do veprojë me parime dhe integritet së bashku me të gjithë ju që Gostivarin dhe organizatën tonë politike ti kemi në piedestalin e merituar”, u shpreh Sopçe pas zgjedhjes.

Ndryshe, ASH këto ditë bën riorganizimin e strukturave partiake në pag të Kongresit që do të mbajë me 10 Nëntor 2024.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More