Shkup, 19 tetor – Cigaret Rodeo, West, Jade, Davidoff… të “Imperial Tobacco” që nga dje janë më të shtrenjta për 10 denarë. Tregtarët presin rritje të çmimeve edhe të cigareve të prodhuara nga kompanitë e tjera të duhanit. Qeveria pret që në buxhetin e shtetit të derdhen 13 milionë euro nga akcizat e produkteve të duhanit.
Çmimet e reja të cigareve përcaktohen sipas Ligjit për akcizat, i cili parashikon harmonizimin e normës vendore të akcizës me normën minimale evropiane. Kështu deri më 1 korrik 2023, normat e akcizës specifike dhe minimale për cigaret rriteshin për 0.20 denarë për copë çdo vit deri më 1 korrik, por duke filluar nga janari i këtij viti, që kur hynë në fuqi ndryshimet e ligjit për akcizat, niveli i akcizës minimale dhe specifike rritet për 0.23 denarë për copë çdo janar. ga 1 janari 2024 deri më 1 janar 2030, shuma e akcizës specifike dhe minimale për cigaret rritet për 0.23 denarë për copë më 1 janar, çdo vit./Zhurnal
Çmimet e cigareve rriten për 10 denarë
323