Presidentja Siljanovska Davkova priti zëvendësdrejtoren ekzekutive të UN Woman, Njaraxai Gumbonzvanda

nga D V

Shkup, 17 tetor – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti zëvendësdrejtoren ekzekutive të Agjencisë së KB-së për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave, UN Woman, Njaraxai Gumbonzvanda.

Në takim, siç njoftojnë nga Kabineti i presidentes janë shkëmbyer mendime për progresin e arritur në vend në drejtim të barazisë gjinore, efektivitetin e strategjive për të luftuar dhunën gjinore, mundësitë për fuqizimin ekonomik të grave, rritjen e përfaqësimit të tyre në pozitat drejtuese, sfidat me të cilat përballen gratë nga komunitetet e margjinalizuara, si dhe për bashkëpunimin me UN Woman.

“Bashkëbiseduesit ranë dakord se pjesëmarrja e barabartë e grave në krijimin e politikës, si dhe në fushat e mbrojtjes, sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare është thelbësore për zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Në këtë kontekst, u theksua se pabarazia gjinore është më e dukshme në nivel lokal, ku gratë që aspirojnë poste drejtuese përballen me barriera të shumta që dalin nga vlerat patriarkale dhe stereotipet gjinore. Njëkohësisht, u theksua se nevojiten investime më të mëdha në programet që synojnë krijimin e një tregu më të drejtë të punës, përkatësisht barazinë dhe mundësitë e barabarta ndërmjet grave dhe burrave në tregun e punës”, thuhet në komunikatë.

Për të promovuar barazinë gjinore dhe për të përmirësuar statusin e gruas në të gjitha fushat e jetës publike dhe private, presidentja theksoi se vendi do të vazhdojë të përafrojë plotësisht dokumentet strategjike kombëtare me Agjendën për zhvillim të qëndrueshëm 2030 dhe Objektivi 5 për zhvillim të qëndrueshëm: Barazia gjinore.

Në bisedën me Gumbonzvandan, presidentja Siljanovska Davkova theksoi përkushtimin e saj të plotë për ngritjen e vetëdijes për çështjet e barazisë gjinore dhe shprehu mbështetje për iniciativat që përmirësojnë statusin e përgjithshëm të grave në shoqërinë e Maqedonisë. Ajo shprehu bindjen se bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë e KB-së dhe UN Women do të vazhdojë dhe do të thellohet edhe në të ardhmen me qëllimin për të garantuar barazinë gjinore ndër detyrat prioritare të agjendës kombëtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More