Bytyqi: Qeveria tashmë u ka borxh kompanive deri në 300 milionë denarë si rimbursim i TVSH-së

nga Xh M

Shkup, 19 tetor – “Kam njoftuar se rimbursimi i TVSH-së po bëhet problem serioz për ekonominë e Maqedonisë, aq më tepër që rimbursimi i TVSH-së ndikon drejtpërdrejt në likuiditetin e vetë kompanive”, tha Fatmir Bytyqi, ish-zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

“Sipas informacioneve të mia, diku 1500 kompani presin më shumë se një muaj, e disa edhe deri në tre muaj, dhe borxhi i përgjithshëm që duhet të marrin kompanitë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike është nga 250 deri në 300 milionë denarë, diçka që nuk ka ndodhur në 7 vitet e fundit. Përveç kësaj, këshilli që duhet të mblidhet për rimbursimin e TVSH-së brenda DAP-it nuk është mbledhur prej 4 muajsh, kjo tregon se po i rikthehemi epokës së pagesës selektive të TVSH-së që ishte veçori dhe praktikë deri në vitin 2016”, tha Bytyqi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More