Konfliktet nëpër botë dhe Ballkani, Bilalli: S’jemi edhe të sigurt, rreziku mund të vijë

nga Xh M

Shkup, 20 tetor – Luftat në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë edhe pse po zhvillohen në gjeografi tokësore larg rajonit tonë, nuk duhet qëndruar neglizhent se gjasat për t’u bartur konflikti edhe në Ballkan janë të pamundshme, kur dihet se në disa vende rajonale ekziston politike e brishtë me tendenca për konflikt, thotë njohësi i politikës ndërkombëtare, Mersel Bilalli. Luftat dhe konfliktet në rajonet aktuale në botë i konsideron të larta dhe dramatike.

“Jam i mendimit se Ballkani është një bure baruti permanent. Edhe kur kemi paqe në të gjithë bashkësinë ndërkombëtare, ajo është pra si një fitil i ndezur, aq më shumë kur tani e kemi të acaruar situatën në të gjithë botën, duke përfshirë edhe Evropën, Ukraina dhe Rusia, por edhe Ballkani. Kështu që, është një situatë të cilën ndoshta fati mund ta ndihmon më shumë se racionaliteti. Duhet shpresuar më mirë por duke pasur gjithmonë parasysh se situata është shumë dramatike.”, tha njohësi i politikës ndërkombëtare, Mersel Bilalli.

Drejt një shkatërrimi më të madh mund të vijmë po qe se Izraeli vazhdon të hapë fronte të reja me vendet përqark Lindjes, thotë Bilalli. Sipas tij, edhe pse janë vënë në përpjekje instanca të larta të organizatave ndërkombëtare për t’i shuar konfliktet, erën e barutit mund ta ndërpret vetëm SHBA-ja si fuqi më e madhe në botë.

“Nuk mendoj se janë të gabuara konstatimet se ne praktikisht gjendemi në njëfarë faze të luftës së tretë botërore. Faza kritike pritet të ndodhë pra nëse Izraeli bombardon Iranin duke përfshi një dozë të madhe të rrezikut, reaktorët nuklearë të përfshihen, kështu që praktikisht ne kemi një luftë edhe nukleare në këtë drejtim dhe është vetëm çështje e fatit që mund të na ndihmon, por megjithatë SHBA-ja është sërish faktor kyç për pengimin e një tragjedie të tillë.”, tha Bilalli.

Profesori universitar Bilalli zgjidhjen e një paqeje afatgjate globale e sheh tek intervenimi adekuat që e dikton rendi botëror, i cili në mileniumin e ri u ndërtua në baza të aleancave të reja dhe ndryshimit të fuqive ekonomike në skenën ndërkombëtare. Për të, momentalisht institucionet ndërkombëtare nuk funksionojnë, OKB-ja ekziston vetëm në letër dhe në praktikë duket më tepër si organizatë joqeveritare sesa si organizatë universale, më e vjetra pas Lidhjes së Kombeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More