Shkup, 20 tetor – Nga një platformë ekonomike mirë e prezantuar në një realizim tejet larg pritshmërie thotë eksperti ekonomik Abil Baush për veprimet aktuale të qeverisë në aspekt ekonomik. Në ekonominë konvencionale nuk lejohen improvizime. Kontradiktore janë dhe deklaratat për mungesë të mjeteve në buxhet e më pas të vijnë rritja e pensioneve dhe rritja e pagave të arsimtarëve nga të hyrat tatimore dhe doganore.
“Për momentin rezultatet janë nga një platformë shumë shpresëdhënëse dhe ambicioze deri tek një realitet i treguar se nuk janë gjërat ashtu siç u shkruan në platformë. Ekonomia nuk lejon të ketë improvizime të tilla dhe flasim për këtë ekonominë që njohim ekonominë konvencionale. Nuk mundeni një ditë të thoni se gjendja e buxhetit është kaotike e më pas të dilni me premtime që realizoni si pensionet e, nuk mundeni të dilni të flisni për rritje të pagave të mësimdhënësve duke realizuar të hyrat nga të ardhurat e tatimeve dhe doganat.”, tha eksperti ekonomik Abil Baush.
Si shtet kemi avantazh pozicionin gjeostrategjik që duhet ta shfrytëzojmë nëpërmjet korridoreve për të rritur ekonominë e sasisë nëpërmjet shkëmbimit tregtar me vendet si Shqipëria dhe Bullgaria nëpërmjet Korridorit 8.
“Nëse dilni me deklaratë se Korridori 8 nuk ka asgjë dhe nuk na nevojitet ne për arsye se nuk bëjmë shkëmbimin e mallrave me Bullgarinë dhe Shqipërinë është deklaratë paushallë nga një ministre dhe në këtë rast kjo gjë nuk i bën mirë bizneseve. Ne duhet patjetër ta zhvillojmë ekonominë e sasisë pasi që si Maqedoni jemi në një vend strategjik.”, tha Baush.
Ndihmat financiare nëpërmjet subvencioneve shtetërore duhet orientohen në aspekt të produktivitetit. Rëndësi të veçantë duhet ti kushtohet agro biznesit marrë parasysh kushtet klimatike dhe të mos orientohemi vetëm në sektor të digjitalizimit thotë Baush. Të rinjtë nuk po kërkojnë para nga buxheti i shtetit por po kërkojnë infrastrukturë dhe kushte më të mira për të bërë biznes.