Von der Leyen pritet sot në Tiranë, nis vizitën katërditore në Ballkanin Perëndimor

nga D V

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nis sot vizitën katërditore në Ballkanin Perëndimor, ku do të takohet me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo do të jetë një mundësi për të diskutuar progresin e partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, si dhe Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së.

Von der Leyen, pritet të mbërrijë sot në Tiranë, ku do të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ajo gjithashtu do të mbajë një fjalim në ceremoninë e hapjes së vitit akademik në kampusin e Kolegjit të Evropës në Tiranë.
Ajo pritet të qëndrojë në Shqipëri dhe të enjten është parashikuar të mbajë një takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.

Të premten në mëngjes, Presidentja do të jetë në Sarajevë, ku do të takohet me Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe me Kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krišto.

Më pas, do të udhëtojë në Beograd për t’u takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeministrin Milosh Vuçeviç.

Të shtunën, Presidentja do të vizitojë Prishtinën, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e saj përfundon në Podgoricë, ku do të ketë takime me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç, dhe Kryeministrin Milojko Spajiç.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More