Fituesi i BBVK, Lumbardh Salihu i bashkohet LDK-së

nga D V

Fituesi i Big Brother Vip Kosova 2, Lumbardh Salihu ka vendosur që të aderon në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se Salihu tashmë i është bashkuar partisë së tyre, transmeton Telegrafi.

”Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë Lumbardh”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Në videon që ai ka shpërndarë, Salihu thotë se tashmë është pjesë e LDK-së, duke shtuar se dashuria e parë për qytetarë është partia LDK.

Vitin e kaluar, Lumbardh Salihu, kishte qenë pjesmarrës i Big Brother Vip Kosova, ku edhe kishte fituar./Telegrafi/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More