Mickoski: Do ta ndërtojmë Kampusin e Universitetit Nënë Tereza

nga Xh M

Shkup, 28 tetor – Kryeministri Hristijan Mickoski sot tha se Universiteti “Nënë Tereza” është pjesë e politikës arsimore të kësaj qeverie dhe do të mbështetet në ndërtimin e kampusit universitar dhe kurrikulave të mira studimore. Krahas këtij universiteti, Mickoski paralajmëroi se do të ndërtohen dhe objektet e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Kulturës Fizike, ndërtimi i të cilave me vite po zvarritet.

“Për të gjithë të shqetësuarit, të mos shqetësohen, do ta ndërtojmë edhe Universitetin dhe Kampusin e Universitetit Nënë Tereza, por edhe do t’i mbarojmë dy fakultetet e pambaruara të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, praktikisht FINKI dhe Fakultetit të Kulturës Fizike. Do t’i mbarojmë të gjitha objektet që gjatë kohë janë përmendore”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More