Kostadinov publikoi se uji për pije në Strumicë është rregulluar

nga Xh M

Strumicë, 28 tetor – Analizat e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) treguan se uji nga rrjeti i ujësjellësit në Strumicë është i pijshëm, kumtoi kryetari i komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov.

Në postimin e tij në Fejsbuk citon se analizat e AUV-së, tre laboratorë privatë të akredituara dhe Qendra për Shëndet Publik Strumicë, kanë hedhur poshtë rezultatet e Institutit për Shëndet Publik.

“Analizat e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, tre kaboratorë privatë të akredituar dhe Qendra për Shëndet Publik Strumicë hodhën poshtë rezultatet e Institutit për Shëndet Publik, të cilat na torturuan të gjithëve si banorë të Strumicës”, qëndron në postimin e Kostadinovit.

Ai falënderoi personat e AUV-së që nënshkruan vendimin për heqjen e ndalesës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More