Kasami: Ali Ahmeti po sillet si fëmijë i llastuar (Video)

nga D V

Shkup, 29 tetor – Duke komentuar letrën e kreut te BDI-së Ali Ahmeti drejtuar Hristijan Mickoskit, drejtuesi i Lëvisjes BESA, Bilall Kasami tha se kreu i integristve po sillet si “fëmijë i llastuar”. Kasami tha se ai duhet ta reformojë partinë nga njerëzit që e çuan në opozitë.

“Më vjen keq që Ali Ahmeti nuk e ka kuptuar pas më shumë se 4 muajve që është në opozitë dhe duhet të sillet si opozitë, që nënkupton reformimin e partisë së tij, edhe më tutje ai sillet si një fëmijë i llastuar që të gjithë të tjerët janë fajtorë dhe vetëm ai jo dhe njerëzit rreth tij të cilët e sollën në opozitë nuk janë fajtor. Pra unë do i kisha sugjeruar që të bëjë një riformatim të mirë të partisë dhe të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme”, tha Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More