Kostadinov nuk largohet nga BNJVL, thotë se është e pamundur

nga Xh M

Shkup, 29 tetor – Kryetari i komunës së Strumicës Kostadin Kostadinov theksoi se e vlerëson përkushtimin e BNJVL-së për zgjidhjen e problemeve, sepse çdo problem është i zgjidhshëm, si ai me ujin në Strumicë.

Ai tregoi se largimi nga BNJVL është i pamundur për shkak të votimit të nevojshëm për një vendim të tillë në këshillin komunal, si dhe për shkak të përdorimit të aplikacioneve dhe sistemeve elektronike të BNJVL-së për dhënien e lejeve për ndërtim dhe shitjen e tokës.

“Synimi im nuk është të largohem nga BNJVL-ja sepse dua të largohem prej saj ose të aludoj për ndonjë mosrespekt ndaj kolegut tim Gjorgjievski ose ndaj ndonjë kryetar komune. Alarmi për problemin me ujin e pijshëm është ndezur, në mënyrë që autoritetet qendrore të afrohen për tejkalimin e situatës”, tha Kostadinov.

Ditët e kaluara Kostadinov thoshte se do të largohet nga BNJVL.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More