Kur jemi te faljet, të burgosurit e Idrizovës vuajnë dënimet në kushte mizore!

nga I.A

Shkup, 30 tetor – Amnistia e dhjetë të burgosurve nga presidentja e vendit, ku në mesin e të cilëve kishte edhe persona me dosje kriminele shkaktoi bujë të madhe dhe reagime të pandalshme nga partitë opozitare. Që në fakt, reagimet ishin gjëja e duhur sepse puna e parë e presidentes të jetë falja e krimineleve nuk është aspak pasqyrë e duhur për të shpresuar për një të ardhme paqësore në vend. E pikërisht, derisa po flitet për faljen e këtij grupi ka arritur edhe një letër publike drejtuar drejtorit të burgut të Idrizovës nga të burgosurat femra të cilat rrëfejnë mjerimin në të cilin vuajnë dënimet dhe kërkojnë amnisti, shkruan Zhurnal.

Amnisti duhet të ketë por për ata që e meritojnë –

Ditë më parë presidentja e shtetit fali dhjetë të dënuar. Në mesin e tyre vihet re ish-kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski, i cili ishte i dënuar me 7 vite burg për lëndën “Transportuesi”, gjegjësisht për keqpërdorimin e detyrës zyrtare për transportin shkollor. Në vendimin e amnistisë nuk janë theksuar të dhëna për vepra kriminale. Vetë presidentja deklaroi se ajo vetëm se e ka respektuar vendimin e komisionit për falje.

Komisioni dha dorëheqjen pak ditë pasi opinioni kundërshtoi faljet që Siljanovska i aprovoi me propozim të tyre për profilet e krimit si Vlladimir Talevski, Shenoll Masllani dhe Aqif Ravmanovski. Arsyetimet e dorëheqjes së komisionit siç njoftuan, ishin në përputhje me principet e tyre personale dhe profesionale dhe jo se pranojnë se kanë bërë gabimin, ashtu siç deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Amnistia e dhjetë të burgosurve nxjerr në pah aleancën e fshehtë midis presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, partisë “E di” dhe nëntokës, pohojnë nga LSDM-ja. Ata janë të bindur se vendimi ishte ekskluziv i presidentes, për të paguar borxhet ndaj nëntokës. Njëkohësisht kërkojnë pohimin publik edhe të ministrit të Drejtësisë, kuadër i partisë “E di”, nëse ka dhënë vlerësim pozitiv për lirimin e personave të burgosur.

Gratë nga burgu i Idrizovës kërkojnë amnisti për shpëtim nga kushtet e mjerueshme në burgje –

Një grup i të burgosurve nga Burgu i grave në Idrizovë, përmes mediave kanë dërguar apel tek institucionet kompetente për, siç thuhet në apel, marrëdhëniet çnjerëzore në burg, lagështia në mure, erë e keqe, barnat e skaduara, dhomat e ftohjes gjatë sezonit të ngrohjes dhe ushqimin e mykur.

“Kjo kërkesë apo letër e hapur nga Burgu i grave në Idrizovë ju drejtohet me qëllim që t’ju pyes nëse nuk mund të keni parasysh se edhe ne ekzistojmë, sepse ju nuk e shihni apo nuk dëshironi të shihni padrejtësitë që na bëhen. Në emër të repartit të grave në KPU Idrizovë, ju kujtojmë se edhe ne jemi fëmijë të dikujt, po ashtu ju kujtojmë se mbi të gjitha jemi edhe prindër, nëna, shtylla e shtëpive tona, shtylla e shtëpia që duron një dënim me burg është identike me prishjen e një çatie mbi kokë në shtëpi. Ndonëse ka 10 ditë që ka filluar sezoni i ngrohjes, ne jemi ende pa ngrohje qendrore, megjithëse na është premtuar se do t’i rregullojnë dhomat, ende po thithim lagështi nga muret, madje kemi minjtë me tautbitis që ecin në dysheme. Ushqimi që marrim është i mykur dhe i vjetëruar, po ashtu është me rëndësi të përmendet se në këtë repart në KPU Idrizovë shpërndahen barna të skaduara, edhe pse ilaçet supozohet se e mbrojnë shëndetin tonë, përkundrazi e përkeqësojnë atë pikërisht sepse. të këtyre lëshimeve të qëllimshme ose të paqëllimshme.

Si grup grash të burgosura ju kërkojmë që të shteroni të gjithë elementët ligjorë për falje, shërbim prove apo amnisti dhe të tregoni se edhe ne ekzistojmë”, kanë shkruar këtë letër një grup i të burgosurave nga Burgu i grave të KPU Idrizovë.

Kjo gjendje në burgun e Idrizovës është konstatuar disa herë si nga raporte të jashtme ashtu edhe të brendshme. Nga raporti i Avokatit të Popullit thuhet që në burgun e Idrizovës, si dhe disa burgje të tjera, ka mbipopullim dhe mungesë të hapësirave për të dënuarit. Mes tjerash në burgun e Idrizovës dhe atë të Shutkës është konstatuar që janë përdorur edhe rripa të lëkurës në vend të prangave.

Mbeten mangësitë kryesore të sistemit të burgjeve – sistem i keq i menaxhimit dhe punës së punonjësve, mungesë e stafit, cilësi e dobët e kujdesit shëndetësor për të dënuarit, dhunë mes personave të dënuar, kushte të mjera materiale, mungesë e aktiviteteve të dedikuara dhe korrupsion endemik, pati theksuar Komisioni Evropian në raportin e para këtij viti për progresin e Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, duke marrë për analizë raportin e Komisionit Evropian të këtij viti dhe vitit të kaluar, si dhe raportin e Avokatit të Popullit, lirshëm mund të konstatohet gjendja momentale në burgjet e vendit që është e mjerueshme dhe predispozitat më të larta janë që këto vende të klasifikohen si vende keqtrajtimi dhe jo vende ku mbahen dënimet. Kujdesi shëndetësor dhe higjiena në nivel shumë të ulët ajo për të cilën kanë më së shumti nevojë të burgosurit. Duhet të kujtojmë që të dënuarit në ato hapësira të kufizuara janë të stërngarkuar me numër mbi normalen në proporcion me hapësirën dhe metrat katror të dhomave. Në këto hapësira të pa pastra dhe pa kujdes mjekësor të dënuarit kalojnë 23 orë, një orë të vetme e kanë pauzë jashtë për ajrosje, për të thithë ajrin e ndotur të Shkupit. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More