Andonovski: Çdo qytetar meriton të ketë qasje në atë se si shpenzohen mjetet publike

nga D V

Shkup, 30 tetor – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në hakatonin e sotëm digjital me të rinjtë në Kuvend, theksoi se është koha për transparencë të vërtetë dhe se çdo qytetar meriton të ketë qasje në atë se si shpenzohen mjetet publike.

“Të dhënat e hapura dhe transparenca digjitale nuk janë vetëm premtime, ato janë mjeti ynë kundër korrupsionit dhe baza e besimit tek institucionet. Portali data.gov.mk hap mundësi të reja, por nuk duhet të ndalemi me kaq. Synimi ynë është që të hapim edhe më shumë të dhëna, sepse çdo qytetar meriton qasje në atë se si shpenzohen mjetet publike”, theksoi ministri, duke potencuar se transparenca duhet të bëhet rregull, jo përjashtim.

“Vizioni ynë është i qartë: Maqedoni moderne ku çdo vendim mund të shihet me një klikim dhe luftojmë kundër korrupsionit”, thotë Andonovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More