Aksidenti me fatalitet në Malishevë, policia jep detaje

nga D V

Një person duke drejtuar motoçikletën dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe kishte goditur anësorët e metaltë të urës, ku si pasojë pasagjeri ka ndërruar jetë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:45 në fshatin Llazicë të Malishevës.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari mashkull kosovar, duke drejtuar motoçikletën, dyshohet se nga pakujdesia, ka humbur kontrollin dhe kishte goditur anësorët e metaltë të urës,  ku si pasojë viktima mashkull kosovar – pasagjer ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekje e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin  e ngjarjes. Me vendim të prokurorit  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari- drejtuesi i motoçikletës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More