Digjet deponia e vjetër në Shtip

nga Xh M

Shtip, 1 nëntor – Digjet deponia e vjetër ndërmjet lagjeve Prebe dhe Merite të Shtipit ose vendi i njohur te “Kryqi”.

Komandanti i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve (NJTZ), Bllagoj Renxhov për MIA-n thotë se për momentin zjarrin në deponi e shuajnë pesë zjarrfikës me dy automjete të zjarrfikësve. Ata raportimin e kanë marrë në orën 15.30 dhe menjëherë janë nisur për ta shuar zjarrin.

Në këtë deponi është lejuar të deponohen vetëm mbetje të ndërtimtarisë, por qytetarë të pandërgjegjshëm në kërkim pas hekurit të vjetër dhe llojit tjetër të mbeturinave e djegin. Tymi i zi i cili vjen nga kjo deponi shihet edhe nga qendra e qytetit të Shtipit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More