Rama: 50 mësues për t’u mësuar fëmijëve shqiptarë gjuhën shqipe në Greqi

nga Xh M

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon takimin me shqiptarët në Selanik.

Ai e nisi fjalën e tij me lajmin se Ministria e Arsimit në Shqipëri do të lidhë kontratë për tu mësuar gjuhën shqipe të fëmijëve shqiptarë në Greqi.

Ai tha se 50 mësues do të ushtrojnë këtë detyrë, mdërsa prezantoi disa prej tyre.

“Motra dhe vëllezër shqiptarë të Greqisë, mirë se ju gjej këtë herë në Selanik. Me lejoni t’iu prezantoj disa nga ne, që sic e premtova pas takimit të paharrueshëm të Athinës do të na ndihmojnë për të qëndruar më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipe. Janë këtu 8 nga 50 mësuesit e parë të gjuhës shqipe me të cilët Ministria e Arsimit do lidhë kontratë për ti mësuar gjuhën shqipe. Siç mund ta merrni me mend janë 8 gra, që dua t’i ftoj në skenë”, tha Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More