Hodhën sende në fushë, arrestohen dy tifozë pas ndeshjes! Në pranga dhe një punonjës sigurie

nga Xh M

Policia e Tiranës ka ndërhyrë gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri–Serbi, e luajtur mbrëmjen e 7 qershorit në “Arenën Kombëtare”, duke arrestuar disa persona për incidente të ndodhura në stadium.

Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç dhe J. Ll., 29 vjeç, për prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe për hedhje të sendeve të forta në fushë gjatë ndeshjes që përfundoi në barazim 0-0.

Gjithashtu, 10 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për të njëjtat vepra.

Në një tjetër rast, autoritetet arrestuan B. Ç., 45 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (SHRSF), pasi u kap në flagrancë duke marrë para nga dy shtetas të Kosovës, me qëllim shmangien e kontrollit fizik përpara hyrjes në stadium. Edhe dy shtetasit kosovarë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia njoftoi se po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprime të paligjshme gjatë eventit sportiv.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More