U arrestuan dy qytetarë të Tetovës pasi kanë sulmuar të punësuar në Komunën e Tetovës

nga Xh M

Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka arrestuar dy të dyshuar nga Tetova nën dyshimet se kanë rrezikuar sigurinë në hapësirat e objektit të Komunës së Tetovës. Ndaj tyre është paralajmëruar kallëzim penal, transmeton Portalb.mk.

“Sot (5 nëntor) në rrugën ,,Dervish Cara” në objektin e komunës së Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat K.I. (34) dhe A.A. (38), të dy nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i sigurisë” e dënueshme nga neni 144 i Kodit Penal”, raportoi Policia.

Ata dyshohen se rreth orës 14:20 kanë sulmuar L.M. i punësuar në Komunën e Tetovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More