“Ndryshimi i Kushtetutës është i patjetërsueshëm”/ Lipavski: Zgjidhja e kontestit me Bullgarinë, kërkon shumë punë

nga Xh M

Pragë, 5 nëntor – Çekia i dëshiroi Maqedonisë fat në rrugën eurointegruese. Shefi i diplomacisë çeke, Jan Lipavski, theksoi se një hap përpara do të paraqesë, siç tha, ndryshimi i patjetërsueshëm i Kushtetutës, por gjithashtu vlerësoi se duhet të zgjidhet edhe kontesti dypalësh me Bullgarinë.

Porositë i dërgoi në konferencën e përbashkët për media me ministrin për punë të jashtme, Timço Mucunski, i cili është në vizitë në Pragë.

Mucunski i bëri thirrje BE-së të jetë e vendosur për procesin e zgjerimit. Sipas tij, viti 2030 mund të jetë qëllim real për anëtarësim nëse ka vullnet politik edhe nga Unioni edhe nga vendet anëtare. Mucunski shpreson se së shpejti do të formohet Qeveri e qëndrueshme në Bullgari.

Mucunski shtoi se do të vijojnë vendime të rënda në rrugën drejt BE-së, ndërsa nga ana tjetër Lipavski theksoi se zgjidhja e kontestit nuk do të jetë e thjeshtë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More