LSDM: Rënie e prodhimit industrial prej 7,9 për qind, politikat ekonomike të Mickoskit kanë dështuar

nga D V

Shkup, 7 nëntor – Në muajin shtator të këtij viti, prodhimi industrial ka shënuar rënie prej 7.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, thonë nga LSDM.

“Rënia e prodhimit industrial është pikërisht në një muaj që duhet të jetë një stimul për rritjen e ekonomisë.

Ky është një tjetër tregues se politikat ekonomike të Mickoskit kanë dështuar.

Dhe alarmante janë të dhënat e Bankës Botërore, me OBRM-PDUKM-në në pushtet, ekonomia e Maqedonisë është në rënie të lirë dhe në vend të rritjes së pritshme ekonomike prej 2.5 për qind, këtë vit Banka Botërore pret të jetë vetëm 1.8 për qind.

Qeveria nuk ka masa për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve për rritjen e standardit të jetesës dhe nga ana tjetër nuk ka politika zhvillimore për ekonominë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More