Kosovari arrestohet pasi kërcënoi të dashurën e tij nga Shkupi

nga Xh M

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, është arrestuar një 30-vjeçar, shtetas i Kosovës, me iniciale L.Sh. pasi dyshohet se ka kërcënuar të dashurën e tij nga Shkupi.

Siç bëhet e ditur në raportin policor, lidhja e tyre ka qenë jashtëmartese.

“Më 11.11.2024 në ora 15.30 në Shkup, në rajonin e Bit Pazarit, nëpunësit policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria L.Sh.(30) nga Kosova, pasi ka kërcënuar të dashurën e tij jashtëmartese, 32-vjeçare nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More