Bastisje në Shkup, janë gjetur drogë, armë, para, celularë

nga Xh M

Efektivë të policisë dje kanë kryer bastisje në shtëpinë e e B.J. (39) në Shkup, me ç’rast janë gjetur 30 kartëmonedha në prerje prej 20 euro, të cilat dyshohet se kanë origjinën nga vjedhja e bankomateve, pesë pistoleta, një qese materie të ngurtë të bardhë, telefona celularë dhe të tjera.

Gjithashtu, efektivët e policisë kanë kryer bastisje të një automjeti motorik “mercedes” me targa të Shkupit, me ç’rast janë gjeur thasë në të cilat ka pasur 21 qese marihuanë dhe sende tjera.

“Sendet e gjetura janë marrë dhe dorëziar për ekspertizë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër B.J do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396 “përpunim i paautorizuar, mbajtje, posedim dhe tregtim me armë ose materie shpërthyese” dhe nenit 215 “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë” nga KP, informojnë nga MPB-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More