Haradinaj e cilëson doracakun për “Edukim Seksual”, sulm ndaj familjes: Nuk zbatohet në komunat e AAK-së

nga D V

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për doracakun e “Edukimit Seksual”, duke e cilësuar atë si sulmin më të madh ndaj familjes dhe vlerave kombëtare.

Haradinaj tha se jo vetëm në komunat e udhëhequra nga AAK-ja, por siç u shpreh ai, askund në Kosovë nuk duhet të kalojë ky doracak.

“Nuk ka e as që mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes e vlerave kombëtare, se sa Doracaku i edukatës seksuale, i hartuar nga Qeveria e Albin Kurtit.  Pas dështimeve në rrafshin politik e diplomatik, në politikën e brendshme e të jashtme, pas izolimit ndërkombëtar të Kosovës e pas vënies së vendit nën sanksione, tash bateritë e tij i ka kthyer mbi familjen, si themel jo vetëm të shtetit por edhe të traditës e qenësisë sonë”, tha Haradinaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More