Ibrahimi takon dibranët: Nuk vijmë vetëm për vota, por për të parë se a është mbajtur fjala e dhënë

nga Redaksia

Dibër, 16 nëntor – Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës ka qëndruar sonte në Dibër ku ka takuar aktivistët e kësaj partie. Qëllimi i këtij takimi, siç bëri të ditur Ibrahimi, është që të raportohet te qytetarët për angazhimin e Alternativës dhe për të parë nëse ai angazhim ia ka vlejtur.

“Dëshmojmë se ne nuk vijmë t’i vizitojmë aktivistët, votuesit dhe mbështetësit vetëm në kohën e zgjedhjeve për të kërkuar vota, por se vijmë edhe në kohën kur s’ka zgjedhje dhe vijmë të ballafaqohemi me ata të cilët në kohë të fushatës kërkojmë votën. Vijmë që t’i dëgjojmë, që të ballafaqohemi edhe me atë se a është mbajtur fjala e dhënë dhe si është gjendja jonë. Andaj edhe sot jemi këtu që të rrëfehemi, që të raportojmë, që të dëshmojmë se a ja ka vlejtur vërtet angazhimi ynë i përgjithshëm dhe angazhimi ynë i veçantë si parti”, tha Ibrahimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More