Toshkovski: Projekti “Qytet i sigurt” do të zvogëlojë numrin e vdekjeve në komunikacion

nga Xh M

Shkup, 17 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski ka mbajtur takim pune me grupin punues ndërdepartamentor, të përbërë nga anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe profesorë nga Fakulteti Juridik në Shkup, i cili punoi për ndryshimet e Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe Ligjin për kundërvajtje.

“Këto ndryshime janë të nevojshme për zbatimin e plotë dhe vënien në funksion të sistemit të zbulimit elektronik të kundërvajtjeve rrugore, i njohur si “Qyteti i sigurt”. Vizioni ynë është, duke ndjekur standardet evropiane, të zbatojmë një dixhitalizim të plotë të këtij procesi, në mënyrë që të përjashtojmë faktorin njerëzor që do të lejonte shmangien e pagesës së gjobës. Sistemi automatikisht do të zbulojë, regjistrojë dhe përpunojë shkeljet, duke siguruar efikasitet dhe efektivitet më të madh”, theksoi Toshkovski.

Siç njoftoi MPB-ja, ministri ka theksuar se vënia në funksion e këtij sistemi është një nga prioritetet e Qeverisë së re, me të vetmin qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore dhe uljen e numrit të viktimave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More