Në Berovë më ftohtë, -6 gradë

nga D V

Shkup, 19 nëntor – Në Berovë mëngjesin e sotëm është matur temperatura më e ulët prej -6 gradë Celsius. Pasojnë Prilepi me -4, -3 në Shkup-Petrovec, Strumicë, Demir Kapi, Tetovë dhe në Manastir, -2 në Veles, -1 Kavadar, Shtip, Shkup-Zajçev Rid, Gjevgjeli, 0 Pretor, Kodrën e Diellit, Hanet e Mavrovës, 2 Vinicë dhe 3 gradë në Krushevë, Kriva Pallankë dhe në Ohër.

 Moti sot, në mëngjes i ftohtë me paraqitje të mjegullës në disa lugina.  Gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Temperatura maksimale do të arrijë nga 8 deri 16 gradë.

Në Shkup paradite në pjesë të luginës me paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 13 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More