Kërkojnë zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO vendos për Metën dhe Kryemadhin

nga D V

Në Apelin e Gjykatës së Posaçme GJKKO-së pritet të nisë seancë për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputeten Monika Kryemadhin, të cilët kanë ankimuar masat e sigurisë.

Ish presidenti është në masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa ish-bashkëshortja e tij e masën me ‘detyrim paraqitje’.

Kryemadhi është nën hetim për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, dhe ka masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërkohë, ish-Presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, ndodhet në burg për të njëjtat akuza.Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza ndaj tij për tre raste korrupsioni, përfshirë çështjen e njohur si CEZ-DIA, për përfitime monetare në këmbim të ndikimit të ushtruar për një kompani, si dhe për lidhjet e dyshuara korruptive me një biznesmen, për të cilin ka ndërhyrë në ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More