Toshkovski: Vazhdon bashkëpunimi dhe partneriteti i përbashkët, donacion i vlefshëm gjerman për ngritjen e kapaciteteve të policisë intervenuese

nga Xh M

Shkup, 20 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në Qbendrën policore në Gjorçe Petrov ka zhvilluar takim pune me ambasadoren gjermane, SH.S. Petra Dreksler dhe përfaqësues të policisë intervenuese gjermane, ku është dorëzuar një donacion për nevojat e policisë intervenuese.

MPB-ja kumtoi se Toshkovski theksoi se donacioni i përgjithshëm i përbërë nga 120 komplete “anti-trauma” për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në fazën e parë dhe mbështetje për automjete të specializuara për RQP, pajisje shtesë dhe trajnime në fazën e dytë do të forcojë ndjeshëm kapacitetin e funksionimit operacional të kësaj njësie dhe do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së banorëve të kryeqytetit.

“Në takim u diskutua edhe për planin e trajnimeve për vitin e ardhshëm, të cilin kjo njësi po e realizon me mbështetjen e ambasadës gjermane me qëllim të rritjes së kapaciteteve operacionale. Në fund, ministri Toshkovski edhe një herë shprehu mirënjohje të madhe dhe gatishmëri të madhe për bashkëpunim të mëtutjeshëm, mbështetje dhe thellim të marrëdhënieve të përbashkëta me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More