Konferencë për luftën kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

nga D V

Shkup, 21 nëntor – Ambasada e SHBA-së në Shkup, në bashkëpunim me Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe për Zbatimin e Ligjit (INL), sot dhe nesër organizojnë Konferencë për luftën kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

Fjalime hyrëse në hapjen e konferencës do të kenë ambasadorja Angela Ageler dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë për Politika dhe Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.

Ambasada e SHBA-së bëri të ditur se konferenca rajonale dyditore ka për qëllim të nxisë një rrjet rajonal shumësektorial të “liderëve në luftën kundër korrupsionit” – profesionistë nga qeveria, gjyqësori, shoqëria civile dhe sektori i biznesit të përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit.

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More