Protestë për problemet me transportin me autobus në Shkup

nga D V

Shkup, 22 nëntor – Para zyrave të Qytetit të Shkupit sot pasdite po mbahet protestë për shkak të situatës me transportin publik dhe mungesës së autobusëve në kryeqytet.

Autobusët në Shkup nuk qarkulluan për dy ditë për shkak se NQP Shkup nuk kishte naftë. Kishte vetëm tridhjetë autobusë, 25 prej të cilëve funksionojnë me gaz. Situata u tejkalua pasi Qeveria mori vendim për t’i dhënë NQP-së naftë për shtatë ditë nga rezervat shtetërore.

Para qytetit të Shkupit pakënaqësinë e tyre e shprehën edhe banorët e Shuto Orizares të organizuar nga kryetari Kurto Dudush, Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Maqedonisë së Veriut , ndërsa me kërkes për normalizim të transportit publik dolën edhe studentët nga UKIM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More