Rama: Me hapjen e tunelit të Murrizit, Dibra bëhet jastëku i gjelbër i Tiranës

nga D V

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se me hapjen e tunelit të Murrizit, Dibra do të bëhet përfundimisht jastëku i gjelbër i metropolit të Shqipërisë.

Gjatë prezantimit të projektit për parkun tematik retro “Divizioni” në Bulqizë, Rama theksoi se Rruga e Arbrit ka sjellë një ndryshim të madh në shumë drejtime.

“Rruga e Arbrit në njëfarë mënyre pati edhe një marrje më sysh, me atë tunelin e Murrizit, por nga marrja mësysh rruga do të dalë shumë më e fortë. Ai tunel që na shfaqi të gjitha ato kompleksitete gjeologjike dhe ato pengesa, po shkon drejt përfundimit”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se kjo rrugë i ka dhënë gjithë zonës mundësinë që tanimë ta përjetojë të qenit një jastëk i gjelbër i metropolit.

“Me përfundimin e tunelit dhe me çlirimin e të gjithë segmentit lidhës mes Tiranës dhe Dibrës, Dibra nuk është asnjë gjë më shumë dhe më pak sesa periferia e gjelbër e kryeqytetit të Shqipërisë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se të gjithë po e shohin se si Dibra po bëhet vendi ku nuk është absolutisht një aventurë, por përkundrazi është një investim i arsyeshëm të vendosësh kursimet për agroturizmin.

“Mund të vendosësh kursimet për turizmin, për prodhimin, grumbullimin, agropërpunimin, sepse gjithmonë e më shumë Dibra do të jetë referencë jo vetëm për turistët e huaj, por për të gjithë banorët e kryeqytetit”, tha Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More