Karçanaj pret zyrtaren e DASH, në fokus digjitalizimi dhe mbrojtja kibernetike

nga D V

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj priti sot në një takim, delegacionin amerikan nga Departamenti i Shtetit, i udhëhequr nga zëvendëssekretarja për Byronë e Sigurisë Kibernetike Ndërkombëtare dhe Politikave Digjitale, Liesyl Franz.

Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë kibernetike.

Karçanaj tha në një postim në rrjetet sociale se “diskutimi u fokusua në bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë kibernetike në dy vitet e fundit për sistemet dhe infrastrukturat qeveritare”.

Drejtuesja e AKSHI-t konfirmoi angazhimin e institucionit që ajo drejton për të vazhduar bashkëpunimin, me mirënjohjen për ndihmën e ofruar, duke theksuar rëndësinë e aleancës me SHBA-në, për një Shqipëri të fortë në hapësirën kibernetike.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka ofruar ndihmë të vazhdueshme për Shqipërinë, që nga viti 2022, duke investuar në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore për një ekosistem kibernetik të qëndrueshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More