Kosova drejt hapjes së fabrikës për prodhimin e municionit dhe laborator për dronë

nga D V

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kurti bëri të ditur se ka nënshkruar vendimin për nisjen e procedurave për hapjen e fabrikës për prodhim të municionit për ushtrinë tonë.

“Këtë ditë të rëndësishme për ushtrinë tonë po e shënojmë me një vendim të rëndësishëm që posa e nënshkrova dhe me një hap të domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të saj,

Do të themelojmë komisionin ndërministror me qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës”, tha Kurti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More