Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

nga D V

Shkup, 27 nëntor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në kuadër të unionit shqiptar të drejtuar nga Esat Çollaku.

“Në takimin me krerët e shoqatave shqiptare në Kroaci, të organizuar nga Esat Çollaku, kryetar i Unionit Shqiptar, bashkëbiseduam për të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmën e shqiptarëve në vendet e tyre në rajon.

U dakorduam që e ardhmja europiane është synim i përbashkët për të gjithë ne dhe që të gjitha forcat shoqërore duhet të bashkërendisin përpjekjet për ta arritur këtë qëllim, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Shqiptarët duhet të janë mirënjohës për jetë të jetëve ndaj 🇺🇸 sepse luftën e fituam me gjak, e lirinë me aleatë.

Jam shumë mirënjohës për mikpritjen dhe krenarë për arritjet e bashkëatdhetarëve tanë në 🇭🇷.” shkruan Ahmeti në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More