Mucunski u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Saracin

nga D V

Shkup, 27 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.

Në takimin, siç informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, u diskutua për proceset eurointegruese të shtetit tonë, ngjarjet aktuale të brendshme politike dhe arritjet në sferën e reformave. Kujdes i posaçëm iu përkushtua pritjeve nga udhëheqësia e re e institucioneve evropiane dhe roli i tyre në përforcimin e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian në periudhën e ardhshme.

Ministri Mucunski ka shprehur falënderim për angazhimin personal të përfaqësuesit special, Saracin në dinamizimin e proceseve eurointegruese të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Ai po ashtu e ka theksuar përkrahjen e vahzdueshme dhe të fuqishme të Gjermanisë për ardhmërinë evropiane të shtetit dhe të vendeve nga rajoni, posaçërisht përmes aktiviteteve në kuadër të Procesit të Berlinit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More