Kasami 28 nëntorin po e feston bashkë me mërgimtarët shqiptarë në Danimarkë

nga D V

Shkup, 28 nëntor – Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami po qëndron në Danimarkë për të festuar festat e nëntorit bashkë me mërgimtarët shqiptarë, shkruan Alsat.

Delegacioni i Komunës së Tetovës vizitoi sot shkollën Tinbjerg , ku për 30 vite ruhet dhe mësohet gjuha shqipe. Kasami shpërndau libra për nxënësit shqiptarë.

Mësuesi Sabri Ibishi në Kopenhagë tha se nxënësit më së shumti janë nga qyteti i Tetovës me rrethinë ndërsa ata me përplot krenari po e mësonin dhe po e ruajnë gjuhën e të parëve tanë.

Ditëve në vazhdim janë paraparë edhe aktivitete tjera në Danimarikë për nder të festës së 28 nëntorit, të cilët organizohen nga komuna e Tetovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More