Shi dhe shtrëngata – parashikimi i motit në Shqipëri

nga D V

Parashikimi i motit në Shqipëri bën të ditur se të premten Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

“Në zonën e jugut në periudha afatshkurtra reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në zonën e juglindjes reshje të dobëta dëbore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000 metër”, thuhet në njoftim.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina me shpejtësi deri në 16 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

në zonat malore 2 deri 8°C

në zonat e ulëta 6 deri 15°C

në zonat bregdetare 11 deri 15°C .

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More