Rama pas sulmit në Ibër-Lepenc: BE-ja t’i heqë menjëherë sanksionet ndaj Kosovës

nga Xh M

E, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sulmi është krim i rëndë që cenon jetën e qytetarëve dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajon. Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i heqë menjëherë masat ndaj Kosovës.

Ai ka shtuar se “kjo goditje kriminale duhet zbardhuar e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë”.

“Ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së”, ka shkruar në platformën X.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More