Taravari: Flamuri Shqiptar nuk është valëvitur kurrë si pushtues, andaj ai festohet me kaq dashuri

nga Xh M

Shkup, 30 nëntor – Ministri i Shëndetësisë, njëherë edhe kryetar i ASH-së, Arben Taravari ka komentuar ndodhitë e fundit me djegien e flamujve.

Taravari kërkon nga qytetarët që mos të bien pre e skenarëve, që sipas tij, i bëjnë ata që i pret drejtësia.

Reagimi i Taravarit:

Si Kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe Ministër i Shëndetësisë, shpreh shqetësimin e thellë për aktet e shëmtuara të ditëve të fundit, ku flamuri shqiptar dhe ai maqedonas u përdhosën nga grupe huliganësh dhe një zyrtar policor.

Duhet të jemi të matur dhe mos biem pre e skenareve që bëjnë ata që i pret Drejtësia!

Arrestimi i të rinjve të keqpërdorur që dogjën flamujt nuk mjafton. Edhe polici që ka kontribuar në rritjen e tensioneve dhe ka shpërfaqur gjuhë urrejtjeje ndaj popullit shqiptar duhet të përballet me drejtësinë. Veprimet e tij si nxitës i tensioneve duhet të trajtohen bazuar në ligj dhe pa tolerancë.

Sa për festën, shqiptarët prej kohësh nuk kishin festuar aq gjatë, aq mirë dhe aq masivisht, saqë kjo trazoi edhe ata që synojnë destabilizimin.

Flamuri Shqiptar nuk është valvitur kurrë si pushtues ndaj ai festohet me kaq Dashuri nga ne!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More