Toshkovski: Janë privuar nga liria 3 persona që përdhosën flamurin shqiptar në Prilep

nga Xh M

Shkup, 30 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se policia ka privuar nga liria 3 persona nga Prilepi që kanë përdhosur flamurin shqiptar.

“Tre persona, gjatë ditës së djeshme, respektivisht mbrëmë janë privuar nga liria në Prilep të cilët kanë përdhosur flamurin kombëtar shqiptar. Njëri nga ata është i mitur, dy të tjerët janë të rritur. Kishte një incizim që iu dorëzua MPB-së ku flamuri shqiptar është në tokë dhe I njejti shkelet më makinë dhe aty ka njerëz që ndihmojnë. Dmth ata tre persona që drejtpërdrejt marrin pjesë në ngjarje janë identifikuar, janë arrestuar dhe në bazë të urdhërit të prokurorit, do të pasojnë kallzimet penale”, ka deklaruar Toshkovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More