Mickoski: Për momentin nuk shoh arsye për takim të liderëve, por do të mendoj për këtë temë

nga Xh M

Shkup, 30 nëntor – Kryeministri Hristian Mickoski duke e komentuar kërkesën e sotme të LSDM-së për takim të liderëve, theksoi se për momentin nuk sheh arsye për diçka të tillë.

“Në këtë moment nuk kam menduar. Por, ditët që janë para meje, do të mendoj për atë temë. Nëse me të vërtetë ka argumente të cilat shkojnë në atë drejtim, pse jo. Por për momentin nuk shoh arsye për diçka të tillëë nëse shikoj objektivisht”, tha Mickoski gjatë vizitës së tij në Komunën e Jegunocit.

Nënkryetari i LSDM-së, metodia Ilievski sot në konferencë për shtyp kërkoi mbajtje urgjente të takimit të liderëve të partive parlamentare politike.

“Si parti e cila çdoherë e ka vendosur interesin e qytetarëve dhe stabilitetin e shtetit në rend të parë, Lidhja socialdemorkate e maqedonisë propozon mbajtje urgjente të takimit të liderëve të të gjitha partive parlamentare politike. ky është obligim që e kemi ndaj qytetarëve – obligim të tregojmë se jemi të gatshëm bashkarisht të përballemi me të gjitha sfidat dhe ta ruajmë shtetin tonë stabil dhe të qetë”, tha Ileivski në konferencë për shtyp.

LSDM, siç tha, beson fuqishëm se dialogu, mirëkuptimi dhe aksioni i përbashkët janë rruga e vetme përpara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More