Fetai: BDI shfrytëzoi 28 Nëntorin për destabilizim, plani i tyre u shpartallua, kemi arrestuar 17 persona

nga Xh M

Shkup, 1 dhjetor – 28 Nëntori, Dita e Flamurit u shfrytëzua nga BDI për polarizim dhe destabilizim, thotë zëvendëskryeministri nga radhët e VLEN, Arben Fetari në lidhje me djegien dhe përdhosjen e flamurit shtetëror dhe flamurit shqiptar, përcjell TV21. Fetai tha se fal efikasitetit dhe veprimit të shpejt të qeverisë, tashmë janë arrestuar 17 persona, ndërsa premtoi se do të ketë përgjegjësi për të gjithë personat që janë të përfshirë.

“17 persona janë arrestuar dhe po merren masa sanksionuese edhe ndaj dy zyrtarëve policor që e përdhosën flamurin shqiptar. Ne e kemi siguruar edhe fotografi, që dëshmojnë se ata të ri që dogjën flamurin shtetëror janë bashkëpunëtorë të afërt të Artan Grubit, magnatit të kazionove”, tha Fetai duke treguar dy fotografi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More