Tragjedia në Tetovë, MPB: Babai natën e Vitit të Ri e ka vrarë djalin e tij pas një zënke

nga Redaksia

Tetovë, 2 janar – Gjatë ditës së sotme në Tetovë, një person i moshës 39-vjeçare u gjet pa shenja jete në banesën e tij që sipas të dhënave të policisë, dorasi është babai. Sipas policisë, mes viktimës dhe dorasit pati një konfrontim fizik që më pas dërgoi deri në vrasjen e S.N. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pushkë gjuetie ndërsa viktima ishte i goditur në kokë. Ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor, por sipas të dhënave jozyrtare, pasi i ndjeri nuk është përgjigjur në telefon, pas çka një shok ka lajmëruar policinë. “Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në bllokun 70 në Tetovë, S.N.(39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për zbardhjen e rastit, në koordinim me prokurorin publik, është konstatuar se kemi të bëjmë me vepër penale “vrasje” e kryer më datë 31.12.2024, ku pas një konfrontimi fizik të mëparshëm, M.N. (65) ka vrarë me pushkë gjuetie djalin e tij S.N. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgaditet parashtresë përkatës”, ka njoftuar policia. Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Bllok 70” në Tetovë. Sipas informacioneve të para, dyshohet se babai me pushkë gjuetie ka vrarë të birin. Policia është në vendin e ngjarjes, ku edhe është gjetur arma ndërsa sipas informatave jozyrtare, babai është dërguar në spital, për shkak të gjendjes psikike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More