Për shkak të borës e pakalueshme rruga drejt Tanushës, Brezës dhe Malinës, punohet në pastrim

nga D V

Shkup, 2 dhjetor – Në Qendrën për Menaxhim me Kriza sipas raportit të fundit ka pasur gjithsej 1.722 thirrje në Numrin e vetëm për thirrje për raste emergjente 112.

“Nga ato thirrje ‘reale” kanë qenë 60,63 për qind, ndërsa 39,37 për qind kanë qenë për nevoja tjera të qyetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Drejt policisë janë dërguar 42,2 për qind, drejt ndihmës mjekësore 23,65 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve 2,06 për qind e thirrjeve reale në 112″, theksohet në kumtesë.

QMK njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur zjarre në hapësira të hapura, por vetëm zjarre në zona të banuara dhe të gjitha janë shuar, ndërsa zjarrfikësit kanë ndihmuar në pastrimin e rrugëve nga pemët dhe degët e rëna dhe nxjerrjen e automjeteve nga bora dhe uji edhe përgjatë rrugëve në bashkëpunim, të koordinuar, me ekipe të ekipeve të tjera kujdestare nga institucionet, shërbimet dhe ndërmarrjet publike nga Sistemi për Menaxhim të Krizave (SMK).

Në njoftim thuhet se në fshatrat Tanushë, Brezë dhe Malinë ka edhe borë edhe erë dhe rruga është e pakalueshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More