VLENi me një fotografi të shkrepur në rrjetet sociale, të gjithë së bashku në tavolinë, cfarë po zihet!

nga Xh M

Shkup, 3 dhjetor – Mbrëmë është mbajtur takimi i Trupit Operativ të Kryesisë së Koalicionit VLEN.

Në këtë takim është diskutuar për aktualitetin politik dhe koordinimet e rregullta për punët e Qeverisë dhe Kuvendit.

Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu që vjen nga Lëvizja Demokratike si pjesë e koalicionit Vlen ka shpërndarë postimin duke theksuar se shqiptarët po përfaqësohen denjësisht.

Mbrëmë u mbajt takimi i Trupit Operativ të Kryesisë së Koalicionit VLEN, ku u diskutua për aktualitetin politik dhe koordinimet e rregullta për punët e Qeverisë dhe Kuvendit. Shqiptarët po përfaqësohen denjësisht, shkruan mes tjerash Ganiu.

Në këtë takim shihen Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirja Ibrahimi dhe një pjesë e madhe e kreut të Vlenit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More